Butrinti e ‘harron’ Kiaren, kjo është e dashura e tij e re

Kjo është e dashura e Butrint Imerit.Këngëtari i njohur Butrint Imeri është përfolur gjatë për një lidhje me Kiara Titon, madje për pushime në Santorini vitin që shkoi u përfol se këngëtari ishte me moderatoren, por që më vonë rezultoi thashethem.

Tashmë mund ta themi me siguri të plotë se këngëtari në Santorini nuk ka qenë me Kiarën, por me modelen e njohur me origjinë braziliane Evy Viero.Modelja sapo e ka vërtetur një gjë të tillë, duke postuar në instgramin e saj një foto me këngëtarin nga pushimet në Santorini.

Modelja jeton në Greqi dhe nuk është totalisht e panjohur, pasi edhe më herët ka bashkëpunuar me Butrintit si modele në një prej klipeve të tij.Deri tani këngëtari nuk ka konfirmuar asnjë gjë, por ajo që na bëri përshtypje janë komentet poshtë fotos së modeles ku shohim se shumë prej fansave të këngëtarit janë habitur totalisht dhe kanë filluar majde të bëjnë krahasime mes të dyve.