Defekt në gyp furnizues, këto fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

-

Për shkak të një defekti në gypin furnizues nga Albaniku, disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina”, ekipet e mirembajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, teksa furnizimi do të rikthehet në momentin që përfundon sanimi.

Kështu, fshatrat nga Sajkoci e deri në Sfeqël janë pa ujë të pijshëm.

“Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi. Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit