Deputeti i LDK-së: Kjo po ndodh në Serbi, hallall ju qoftë vetëm gjakovarëve

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka shkruar në Facebook se në Serbi kanë shpërthyer për shkak të një festivali kulturor, vetëm pse aty prezantohet Kosova. Ai ka kritikuar organet shtetërore që heshtin kur ultranacionalistët serb vijnë në Kosovë e manifestojnë vidovdanin në mes Kosovës, duke përdhosur edhe flamurin tonë kombëtar.

Avdyli ka lavdëruar gjakovarët, pasi sipas tij, ata ua tregojnë derën kësaj race vrasësish që sillen si viktima.

Postimi i tij i plotë: Shpërthejnë protestat per një festival kulturor, vetëm pse aty prezentohet Kosova. E ultranacionalistet Serb nga Serbia vijnë e manifestojnë vidovdan-politikën gjenocidale në mes te Kosoves, shkojnë deri në Koshare e perdhosin flamurin kombetar, festojnë turli feste nacionaliste e me kënge kërcënuese në mes të Prizrenit, edhe organet shtetërore heshtin si memecë . E qytetarët janë ne gjumë se kanë tema tjera. E Evropa na lodh me tema multikulturizmash .Hallall ju qoftë vetëm Gjakovarëve qe ua tregojnë derën kësaj race vrasësish që sillen si viktima./botasot