Deputetja e Kosovës, Duda Balje mbulohet me Shami për Muajin e Ramazanit (FOTO)

Deputetja e pakicave boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje arriti të fitojë edhe një herë ulëse në Kuvend duke përfaqësuar kështu të drejtat e Boshnjakëve në Kosovë.

Ajo jo vetëm që është një grua e zgjuar dhe e zonja, ajo gjithashtu komentohet mjaft edhe për fizionominë e saj, si një grua e bukur dhe tërheqëse.

Deputeten e kemi parë shumë shpesh me paraqijte të ndryshe, në të shumtën e rasteve e veshur mjaft ngusht, duke vënë në pah kështu linjat perfekte trupore.

Por së fundi ajo na ka befasuar, sepse ka treguar një anë tjetër të saj.

Në disa postime në rrjete sociale, deputetja shihet e mbuluar, ku edhe më parë Duda Balje ka deklaruar se agjëron Muajin e Ramazanit dhe falet.