Deputetja e LDK’së e ashpër me Kurtin: Kujt i shërben ky njeri

-

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, është shprehur e ashpër me kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Dumoshi ka shkruar se në vend që dita e pavarësisë të na bashkoj, sipas saj, Kurti zgjedh t’i sulmoj mediat, analistët, opozitën dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në vend që kjo datë të na bashkoj të gjithëve, Kurti zgjedh të sulmoj mediat, analistët, opozitën dhe gjithë qytetarë e Kosovës. Me të drejtë shtrohet pyetja: Kujt i shërben ky njeri”, ka shkruar Dumoshi.
Opozita e Kosovës, ka lëshuar sallën e Kuvendit, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në seancën solemne të Kuvendit.

Deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së janë çuar nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Kryetari i Kuvendit u ka bërë thirrje atyre që të sillen me dinjitet.

“Ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.

Opozita e lëshoj sallën e Kuvendit për shkak të fjalimit të Kurtit, i cili nisi t’i kritikoi ata dhe të flasë me merita për veten.
“Ne jemi shtet demokratik, kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë, njëjtë siç mbron lirinë. E tubimit dhe protestës. Si kryeministër i vendit e kuptoj dhe e pranoj që njerëzit do të thonë lloj-lloj gjërash çdo ditë për mua dhe unë do të mbrojë të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse lufta jonë për liri nuk ishte luftë vetëm për tu çliruar nga okupimi por edhe për të jetuar të lirë. Pra kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj dhe të tij edhe kur nuk pajtohemi me to. E megjithatë për të ecur përpara na duhet një mendim praktikë dhe jo vetëm kritik. Duhet të pajtohemi dhe të gjemë konsensus për gjërat më bazike[…]pra unitet i cili nuk e pamundëson kritikën dhe kritikë që nuk kalëron mbi unitetin”, tha Kurti.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit