Deputetja Statovci: 70 për qind e konsumatorëve nuk preken me tarifat e reja të energjisë

-

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV’së, Jeta Statovci, ka thënë se tarifat e reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i prekin 70 për qind e konsumatorëve në vend.

“Kanë qenë tri lëvizje që janë bërë pas propozimit të ZRreE’së: bllok tarifa ka shkuar nga 600 kilovat në 800, çmimi nga 14 cent ka rënë në 12.52 cent dhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të konsumatorëve që preken”, është shprehur Statovci në Rubikon në KlanKosova.

‘Janë 30 për qind e konsumatorëve që preken e të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë energji”, tha ajo.

Statovci ka thënë se situata aktuale është e padëshirueshme por që nuk është prekur vetëm Kosova.

“Kriza ka prekur edhe vendet e rajonit edhe shumë vende të fuqishme. Goditja pandemike, situata gjeopolitike dhe të tjera kanë bërë që të ketë ngritje të çmimit”, tha ajo.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit