Detaje për aksidentin ku një i ri goditi për vdekje 59 vjeçarin në Kijevë të Malishevës

-

Mbrëmë rreth orës 21:30 një person ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga një makinë në fshatin Kijvë të Malishevës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Nysret Xhrukaj nga Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari (20 vjeçar) është arrestuar.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Mleqan i komunës së Malishevës.

Deklarata e zëdhënësit Xhurkajt për këtë rast:

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U – i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti Vë-Tiguan ne rrugën kryesore te fshatit Kjevë, ne drejtim te fsh. Cerravik, dhe kur ka arritur ne breg te Kjevës , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, pa pritmes me pjesën ballore te anës se djathtë, godet këmbësorin tani te ndjerin I.K, iindur 1962 , cili ne momentin kritik kishte qene duke ecur ne skaj te rrugës ne anën e djathtë, dhe si pasoje e goditjes fatale viktima humb jetën ne vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malisheve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër te prokurorit viktima dërgohet për autopsi , ndërsa i dyshuarin ndalohet ne ndalim policor prej 48 orësh. Hetimet ne vijimësi“, tha Xhurkaj.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit