Detaje për rrahjen e nxënësve në një shkollë të Prishtinës – një prej tyre dërgohet në burg

-

IndeksOnline raportoi mbrëmë për një incident që kishte ndodhur në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja me ngjarjen.

Sipas raportit 24 orësh, shtatë persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale ku katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Në bazë të Policisë, njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje kurse të tjerët janë liruar.

“Rr. Xhevdet Doda, Prishtinë 22.02.2022-14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit