Dhurata Dora e ‘nxehtë’ në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora, përgjatë vitesh ka sjellë shumë këngë të mira, që janë kthyer në hite.Ajo para disa muajsh solli këngën “Zemër”, në bashkëpunim me Soolking, duke u bërë e njohur përtej kufijve shqiptarë.

Dhurata njihet edhe për paraqitjet e veçanta dhe plot stil nëpër rrjetet sociale ku është mjaft aktive dhe ndiqet nga miliona fansa.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi mjaft të ‘nxehta’ në Instagram, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj.Kujtojmë që kënga e fundit e publikuar nga Dhurata ishte “100 shkallë” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.