“Donaldi letër për Borën”, reagon aktorja që u raportua se zbuloi planin e produksionit

-

Në media rozë qarkulloi lajmi se ka pasur një ide për t`i dërguar Bora Zemanit një letër nga Donaldi, e përshkruar si një “mesazh paqeje”.

Përmes një statusi, aktorja Egla Ceno, thuhej atyy, tregoi se gjithçka do të transmetohej live, por organizatorët u tërhoqën në momentet e fundit, kjo për shkak të surprizës së rezervuar për Donaldin, ku iu dha një spektakël në prime-time.

“Producentët e Big Brother VIP mbrëmë duket se kanë qenë në një dilemë të madhe për vijimësinë e programit. Është tentuar që Donaldi t’i shkruante një letër Bora Zemanit, në formë paqeje, dhe e gjitha të transmetohej live. Madje, për ta bërë edhe më të bukur situatën, në studio mbrëmë ishin ftuar Beatrix dhe Semi, pra e dashura dhe shoqja e Donaldit, e cila mban anën e Bora Zemanit. Pritej që me këta personazhe të krijohej spektakël, por problemi është se e gjithë nata më pas do të kthehej në një “mbrëmje Donald”, meqë atij i dërgoi vëllai një mesazh me një ofertë pune. Romeo nuk e ka për herë të parë që shfaqet. Ai i ka bërë të gjitha në Big Brother: ka dërguar një mesazh zanor, është futur brenda shtëpisë, ka dërguar mesazhe fillimisht me dron, pastaj me parashutë dhe më pas me helikopter, ka dërguar sërish një mesazh zanor dhe mbrëmë gjithashtu doli fare pranë shtëpisë së Big Brother duke folur me zë dhe figurë. Kjo do të shtonte shumë zëra, se Big Brother e mban me hatër Donaldin, çka ka bërë që letra e shkruaj prej tij të shtyhej për më tej ose të anulohej. Ndoshta Bora Zemani mund të ketë bërë gjithashtu një përpjekje për të mos u përfshirë më në bisedat e Big Brother”, u tha të ishte ky statusi i aktores.

Por Egla vetë ka reaguar në Facebook duke e cilësuar këtë një lajm të rremë.

“Marr përgjegjësi për çfarë po them: Unë nuk kam asnjë lidhje me produksionin e Big Brother dhe as fantazira në lidhje me këtë produksion. Fantazia ime më shërben për gjëra që kanë të bëjnë me jetën dhe profesionin tim”, ka shkruar ajo.

Unë e kam ndjekur Big Brother si spektatore kur kam patur mundësi dhe dëshirë ta ndjek, si të gjithë. Nuk jam opinioniste e produksionit të Big Brother!

Kultura e punës dhe etika nuk do më lejonte kurrë të shprehja një mendim të formuluar në një mënyrë kaq anadollake. Keqardhje për atë që e ka shkruar”, vazhdon ajo.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit