Dora e djathtë e Haradinajt dështon të bëhet deputet: Karriga po i rrezikohet edhe Donika Kadajt

Afërsinë e tij me Ramush Haradinajn, Muharrem Nitaj i AAK’së e tregoi disa herë duke e lavdëruar e duke i dalë në mbrojtje ndaj atyre që e kritikuan. Mirëpo, dora e djathtë e ish-Kryeministrit nuk ia doli të zgjedhet sërish deputet, ndërsa karriga, po i rrezikohet edhe një kandidateje tjetër të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupit, shkruan Gazeta Metro.Rezultat befasues sollën në përgjithësi zgjedhjet e 6 tetorit, madje shumë deputetë të legjislaturës së kaluar u zëvëndësuan me figura të reja.

Vendin e Muharrem Nitajt nuk e zuri askush, pasi AAK fitoi vetëm 10 ulëse në Kuvend, por asnjëra nuk do t’i përket atij.Ditë më parë, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Nitaj akuzoi bashkëpartiakët për vjedhje votash gjatë procesit zgjedhor duke lënë të kuptohet se nuk mori vota mjaftueshëm, ndërsa emri i tij, nuk figuron as në listën e publikuar me deputetët e mundshëm të AAK’së.Me gjasë, krahu i djathtë i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, këtë legjislaturë nuk do të jetë deputet, shkruan Gazeta Metro.Ndërsa përveç Nitajt, edhe kolegës të këtij të fundit Donika Kadaj-Bujupit, po i rrezikohet karriga pasi që atë mund ta fitojë dikush tjetër .Sipas rezultateve të deritanishme Donika Kadaj rrezikon të mos bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pasi që vendin e saj mund të zërë Natyra Kuçi e partisë me të cilën AAK bëri koalicion, PSD.

Kujtojmë se AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit fituan vetëm 11.97 përqind të votave, dhe në bazë të kësaj, ky koalicion mund të fitojë deri në 11 ulëse në Kuvend.Sidoqoftë, se a do të ndryshojë ndonjë gjë deri në numërimin e plotë të votave dhe a do të ketë ndonjë lëvizje sa i përket deputetëve që fituan, pritet të shihet në ditët në vazhdim./gazetametro.net