Driton Kuka e Majlinda Kelmendi nisen për në Hagë, do vizitojnë Thaçin, Veselin e të tjerët

-

Dy ikonat e xhudos në Kosovë, Driton Kuka e Majlinda Kelmendi janë nisur për në Holandë.

Vizitën në këtë shtet, Kuka e Kelmendi do ta shfrytëzojnë edhe për të takuar ish-liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Rrugës për në Holandë, ku bashkë me Majlindën do të kemi takime me zyrtarë të këtij shteti për promovimin e suksesit të Kosovës në judo si dhe dakordimin e programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë!

Ne po ashtu do të shfrytëzojmë këtë mundësi që nesër të takojmë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish-deputetin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.
Historikisht, luftërat e popullit tonë kanë qenë të pabarabarta, gjithmonë kanë qenë të vështira.

Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se do të zhdukemi, ne jemi zgjuar.
Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se ne do të dorëzohemi, ne jemi ringritur.
Luftërat dhe qendresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i imi dhe Majlindes në çdo betejë.
Rrugëtimi im dhe i Majlindës ka qenë i vështirë, përplot sfida, pengesa, dëshprime.
Por, ne, bashkë me mbështetjen e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës kemi arritur që vendit t’i sjellim fitore historike.

Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty” shkruan Kuka në njoftim./Indeksonline/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE