Duda Balje kundër ligjit që lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë

-

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka njoftuar se është kundër ligjit që lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Balje thotë se nuk mund të del kundër fesë të cilës i përket.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.

Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.

Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.

 

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit