“Duke ngrënë bukë me djathë e domate”/ Ja me kë feston Iliri deri në orët e para të mëngjesit

-

Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”!

Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

Pas shumë orësh spektakël dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij më të mirë, vëllait të tij, Sabianit!

Teksa çmallen me njëri tjetrin, Sabiani lajmëron se ditën e sotme do të zhvillojnë së bashku një video live në rrjete sociale, ndërsa Iliri komenton: “Dy luanët”!

Sabiani: 100 mijë euroshi im.

Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i madh të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 136 ditë

Iliri: Gjithmonë i juaji. Ju duam shumë. Gjithmonë fitore paçi!

Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video live.

Iliri: Dy luanët, dy luanët!
Në një tjetër video, fituesi i ‘Big Brother Vip’ shfaqet duke ngrenë bukë me djathë e domate në orët e para të mëngjesit, ndërsa bashkë me të ishte edhe bashkëshortja Emanuela dhe miku i tij, Sabiani!

Sabiani: Shikoni ç’hanë fitimtarët

Iliri: Këta jemi ne popull, është ora 6 e mëngjesit, nuk e di sa është ora. Domate djath!

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit