Duriqi: Presidentja Osmani s’po i del krah lirisë së shprehjes

Gazetari Visar Duriqi, ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke mbajtur anë nga Qeveria e Kosovës.

“Presidentja nuk po e luan rolin unifikues dhe nuk po i del krah lirisë së shprehjes”, është shprehur ai, duke folur për Ditën Botërorë të Lirisë së Shtypit, njofton Klan Kosova.

Duriqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se orkestron sulme për t’i bërë njerëzit që të mos flasin.

“Vetëvendosje synon që me njëfarë brutaliteti që t’i heshtë njerëzit që janë kritikë ndaj tyre”.

Lidhur me kërcënimet që bëhen ndaj gazetarëve ai ka shtuar se në një pikë ato duken edhe normale.

“Kam përvojë të keqe nga 2014 me kërcënime, prej kur kam nisur të shkruajë për xhihadin. Dikur bëhen normale dhe duken banale procedurat shtetërore”.