Dy shkolla nga Ferizaj dhe dy nga Skenderaj kalojnë në mësim online

-

Rritja e rasteve me Covid-19 ditëve të fundit ka bërë që të ndryshojë edhe forma e mësimit në shkolla.

Që nga nesër shkolla ekonomike “Faik Konica” dhe shkolla “Muharrem Shemsedini” nga Ferizaj do të kalojnë në mësim online, raporton GSinjali.

Drejtori Komunal i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka thënë për Gazetën Sinjali, se në njërën shkollë do të kalojë në mësim online vetëm niveli nga klasa parafillore deri në klasën e pestë.

“Po, nga nesër dy shkolla kalojnë online, njëra shkollë kalon vetëm niveli 0-5 dmth nga klasa parafillore deri në klasën e 5, kurse niveli 6-9 është me prezencë fizike. Shkolla tjetër është shkollë e mesme”, tha Llabjani.

Në mësim online kanë kaluar edhe dy shkolla nga Skenderaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna e Skenderajt, të cilët kanë treguar se shkollat që kanë kaluar në mësim online janë Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe “Anton Çetta”.

“Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C. Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. GSinjali

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit