E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja nga Kaçaniku, ishte duke u trajtuar në Turqi

-

Vogëlushja, Lorena Mezaraja nga Kaçaniku ka ndërruar jetë sot pas mesditës.

Lajmin për vdekjen e Lorenës, përmes Facebookut, e ka ndarë babai i saj, Alberti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pusho e qete bija ime tash jam i sigurt që nuk të dhemb askund, zoti të lindi dhe të mori, e s’kemi të drejt të kundërshtojmë këtë gjë, për gjithë këto vite isha pranë teje, qoftë edhe në gjumë por fati jot ishte kështu, të kam dashtë dhe do të dua deri në përjetësi, prehu ne paqe dhe ngushëllime gjithë familjes”, ka shkruar ai.

Babai i saj pesë ditë më parë kishte njoftuar se Lorena ka arritur në një spital në Turqi.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit