E konfirmon ZRrE-ja: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti

-

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022 kur edhe vendimi ka hyrë në fuqi nga bordi i ZRrE-së dhe jo nga 1 marsi 2022 ashtu siç u ka propozuar kompania për furnizim KESCO.

Fejzullahu pas mbledhjes së Bordit të ZRrE-së po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të publikohet raporti i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Reporteri.net.

“Ne e kemi thënë që vendimi hyn në fuqi prej datës 9 shkurt. E kemi thënë se sipas legjislacionit në fuqi ky vendim duhet të publikohet brenda 30 ditëah. Jemi zotuar që ky vendim të publikohet gjatë kësaj jave. Ne e kemi thënë se meqenëse Qeveria ka ndarë subvencionimin prej 100 milionë, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 faturat e tyre kalkulohen duke përfshirë edhe zbritjen që ka rezultuar nga subvencionimi i qeverisë. Sipas kalkulimeve pa subvencionimin e Qeverisë do të kishte rritje edhe për ata në 800. Subvencioni shkon direkt te konsumatori meqenëse ata kanë përfituar subvencion për tarifa”, u shpreh Fejzullahu.

Bordi i ZRrE-së ditë më parë ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit