E papritur! Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Europën

-

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Europën për shkak të mosmarrëveshjes për transferimin e të dhënave, deklaroi Meta, kompania mëmë e platformave.

Çështja lidhet me rregullorët europianë të të dhënave që pengojnë kompaninë Meta, e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e europianëve në serverët në SHBA.

Në raportin vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, Meta paralajmëroi se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri Facebook dhe Instagram nuk do të mund të përdoren më në Europë.

E papritur! Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të

Meta theksoi se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor për biznesin dhe reklamat. Kompania sqaroi se mendon se do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje të re këtë vit, por nëse nuk ndodh, tha: “Ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë një numër të produkteve dhe shërbimeve tona më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në Europë.”

Gjykata Europiane e Drejtësisë anuloi marrëveshjen e mëparshme në korrik të vitit 2020, duke argumentuar se nuk mbrohet në mënyrën e duhur privatësia e qytetarëve europianë. BE dhe SHBA kanë thënë se po punojnë për një version të ri ose të përditësuar të marrëveshjes.

E papritur! Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të

“Sigurimi i një marrëveshjeje të re për flukset e sigurta të të dhënave transatlantike është një prioritet për ne dhe partnerët tanë amerikanë,” tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Euronews Next. “Këto negociata kërkojnë pak kohë, duke pasur parasysh gjithashtu kompleksitetin e çështjeve të diskutuara dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër midis privatësisë dhe sigurisë.”

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë dëshirë dhe asnjë plan për t’u tërhequr nga Europa, por realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe shumë biznese, organizata dhe shërbime të tjera, mbështeten në transferimin e të dhënave midis BE-së dhe SHBA-së për të ofruar shërbime globale,” tha Meta në një deklaratë për Euronews Next.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE