E pyesin “A t’jep nana n’katun?”, ky është reagimi qesharak i Dua Lipës

-

Teksa po mbahet festivali “Sunny Hill”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Kosovë, pasi ky festival organizohet nga babai i saj.

Dua këndoj në natën e parë të festivalit, ku performoi për publikun shqiptar këngët e albumit të saj të dytë, “Future Nostalgjia”, shkruan lajmi.net.

Në mbrëmjen e dytë dhe të tretë, Dua ka shijuar
e kolegëve të saj në festival nga tribuna ‘VIP’.

E një moment interesant ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku fansat nga publiku i kanë parashtruar një pyetje interesante.

Në videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, Dua shihet teksa është pyetur nga fansat “A t.jep nana n’katun?”

Me të kuptuar pyetjen këngëtarja shqiptare fillon të qeshë dhe të bëjë largim ironik me dorë, duke entuziazmuar turmën edhe më tepër të cilët brohoritën dhe qeshën me reagimin e saj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/reel/Cg7vYzsjkQ1/?igshid=MDJmNzVkMjY=

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit