E rëndë/ Ndërron jetë një këmbësor në Istog pasi goditet nga vetura e aksidentuar

-

Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se nga ky aksident tre persona nga veturat e aksidentuara dhe këmbësori kishin pësuar lëndime.

Këmbësori ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, dy të lënduar janë udhëzuar në spitalin rajonal në Pejë kurse njëri në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit