E rëndë: Ndërron jetë një person që ishte në veturën që u dogj në Ferizaj

-

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një veturë është kapluar nga flakët në një pompë të benzinës në Babush të Ferizajt. Mirëpo një nga personat që ishin në automjet ka humbur jetën.

Nga Policia e Kosovës i thanë Sinjalit se një tjetër person që ishte në marketin e kësaj pompe ka marrë lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Prishtinës për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë shkaktuar këtë.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit