E rëndë/ Vetura godet shtyllën elektrike në Gjilan, humb jetën 53-vjeçari

-

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatit Dobërçan. Një veturë e tipit BMW ka humbur kontrollin me ç’rast një 53 vjeçar ka humbur jetën, raporton Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka dhënë detaje për vetaksidentin.

“Derisa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë”, ka njoftuar Hashani për Sinjalin.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë.”

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit