E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë keshtu fëmijën e saj 5-vjeçar

-

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje tronditëse lidhur me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes Gajtani.

Nëna 32-vjeçare [emër i njohur për redaksinë] dyshohet se ka tentuar ta godas me karrige fëmijën e saj 5-vjeçar, e më pas të njëjtin dyshohet se ka dashur ta sulmojë me thikë.

Gjithë ngjarjen e ka parë edhe gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit