E tmerrshme, të moshuarit në Gjakovë po e rrezikojnë jetën duke u lajmëruar se “janë gjallë”

Në zyrën e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale në Gjakovë, janë mbledhur dhjetëra të moshuar dhe veteranë të cilët kanë shkuar për t’u lajmëruar për marrjen e pensionit, raporton Express

Në videon e siguruar nga Express vërehet se janë krijuar radhë të gjata të të moshuarve dhe veteranëve të cilët po presin pranë zyrës për Mirëqenie Sociale. Arsyeja e shkuarjes së tyre në këtë zyrë është për t’u lajmëruar se janë gjallë, në mënyrë që t’u vazhdohet pensioni.

Megjithatë, përveç radhëve të gjata pensionistët nuk po mbajnë distancën fizike e cila është e obliguar për t’u mbrojtur nga koronavirusi./Express/