E trishtë: Dy vajza të mitura dyshohet se u dhunuan nga babai, nëna raporton rastin në Policinë e Gjakovës

-

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në qytetin e Gjakovës. Atje një nënë ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura janë dhunuar nga babai i tyre, i cili më pas është arrestuar.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se sot në stacionin policor në Gjakovë një nënë ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë dhunuar nga prindi i tyre.

Këto burime kanë bërë të ditur se vajzat që dyshohet se janë dhunuar nga babai i tyre janë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Gjatë intervistimit nga zyrtarët policorë ato kanë deklaruar se që nga mesi i verës së kaluar janë dhunuar seksualisht nga prindi i tyre.

Sipas të njëjtave burime, gjatë gjithë kohës, nga raportimi deri në përfundimin e intervistimit të viktimave, kanë qenë të pranishëm prokurori, përfaqësuesi i qendrës për punë sociale dhe avokati mbrojtës.

Babai i tyre që dyshohet se e ka kryer veprën penale “dhunim” është 30 vjeç. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE