Edi Rama shihet në Top Channel, roli i veçantë që do të ketë sot në Big Brother

-

Jehona e “Big Brother VIP” kaloi çdo pritshmëri. Ndodhitë, personazhet si edhe shikueshmëria e lartë e këtij formati, nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili sikurse “Pamfleti” kishte paralajmëruar më herët, do të jetë sot pjesë e finales së madhe.

Pavarësisht të bumit mediatik, mbrëmja e sotme nuk rezervon surpriza, ose thënë më ‘shkoqur’, kurorëzimi i fituesit të kësaj aventure mund të surprizojë disa, por jo produksionin, pasi ky i fundit ka bërë me hile. Fituesi është i paracaktuar!

Përmes një artikulli pak ditë më parë, Pamfleti raportonte se “‘Top Channel’ ka prenotuar dy helikopterë privat për më datë 18 Shkurt, natën e finales së BBV, destinacioni i të cilëve është Vlora. Në qytetin bregdetar është menduar të transportohen dy finalistët e BBV, dhe fituesi do të jetë Donald Veshaj, i vetmi nga Vlora.

Dhe vendi i përzgjedhur nuk është rastësisht, pasi është menduar që Donaldit t’i jepet kupa pikërisht në qytetin e tij, në Vlorë. Por, ‘përralla’ nuk mbaron me kaq.

Lajm përbën edhe ai që do ja dorëzojë fitoren e paracaktuar Donaldit në Vlorë, as më shumë e as më pak, por Kryeministri i vendit, Edi Rama, një tjetër njeri që thotë se është shumë i lidhur me Vlorën”.

Zakonisht Pamfleti nuk ka gabuar me asnjë lajm për Big Brother, kështu që po i besojmë. Kryeministri e ka ndarë mendjen: do të jetë në Big Brother dhe pikë.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit