Einxhel nuk ndalet, tregon detajet për eksperiencën në punë me Donaldin

-

Ditën e djeshme, Einxhel ka bërë një debat të ashpër me Donaldin, në të cilën u diskutuan mosmarrëveshje që dyshja ka patur në të kaluarën gjatë periudhës që punonin së bashku.

Einxhel akuzoi Donaldin duke i thënë se nuk e ka paguar e nuk ka patur korrektësi në punë.

Ndërkohë, ditën e sotme Einxhel e ka rinisur këtë diskutim gjatë një bisede me banorët në dhomën e gjumit. Ajo ka treguar më shumë për eksperiencën e saj në punë me Donaldin, duke thënë se i bënte të gjitha vetë.

“Vonohesha se bëhesha gati vetë, lyhesha vetë, vishesha vetë, rrobat i gjeja vetë, këpucët i gjeja vetë, të gjitha i bëja vetë. Arsyeja që kam ikur është se kam dashur të bëjë më shumë, të vlerësohem më shumë. Kisha kreativitet shumë të lartë për t’u vlerësuar aq pak.

Nuk u ngarkova për ato fjalë, thjesht nuk e di kurrë kur do të gjejë ndonjë herë drejtësi për gjënë që dua të bëj, për punën, për ëndrrën që kam. Kjo është arsyeja edhe pse ika në Afrikë, doja të largohesha, nuk mundesha më.

Nuk më ka interesuar ndonjë herë fama, leku madh, thjesht kam dashur të kem lekët e mia, të punoj. Unë nuk e bëj dot një pune nëse nuk më bën të lumtur.”- rrëfeu ajo

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit