Einxhel Shkira thyen rekordin botëror të Big Brother VIP

-

Einxhel Shkira ka thyer rekord botëror.

Moderatorja shqiptare është një nga banoret më të përfolura të këtij formati “Vip”.

Ajo është komentuar shumë për karakterin e saj ‘të egër’ që e ka bërë lojën e saj më interesante, për lidhjen me Dagzin, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.

Meqenëse na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe vlen të theksojmë rekordin që ka thyer Einxhel Shkira.

Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën, shkruan lajmi.net. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Ndryshe, Einxhel është sonte në garë për çmimin e madh bashkë me Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit