EKSKLUZIVE: Veton Surroi është i gatshëm për t’u bërë President

Publicisti Veton Surroi ka dhënë një lajm të madh për kolegët nga Grupi Koha. Ish-lideri i partisë tashmë të shuar, ORA, ka konfirmuar ekskluzivisht për KTV’në se është i gatshëm ta marrë pozitën e presidentit të Kosovës. Një gatishmëri të tillë Surroi e ka shprehur pasi që nga dita kur është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi, këtij të fundit nga qarqet e ndryshme i është kërkuar dorëheqje. Ndërsa, ai vetë sot ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta bëjë një veprim të tillë, të pakten deri në konfirmimin e aktakuzës.

Megjithatë, një veprimi potencial të zotit Thaçi, Surroi sot i ka paraprirë duke shprehur gatishmërinë e tij ta zëvendësojë, gatishmëri këtë që e ka shprehur jo rrallëherë për pozita të ndryshme shtetërore.

Nga statistikat e nxjerrura nga presitgjozja Kungulli, Veton Surroi është përfolur dhe ka pasur gatishmërinë për pozitën e presidentit të paktën 16 herë gjatë jetës së tij. Përveç kësaj ai është përfolur dhe ishte i gatshëm të jetë edhe ministër i punëve të jashtme rreth 34 herë, në 17 qeveri të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Kurse, gatishmëria nuk i ka munguar edhe për pozitën e ambasadorit, me ç’rast është përfolur si ambasador 118 herë në 86 vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, presidenti potencial në të ardhmen (të paktën në nivel të përflitjes) dhe presidenti aktual Hashim Thaçi, ka një kohë të gjatë që kanë marrëdhënie të acaruara. Surroi për muaj të tërë i ka dedikuar zotit Thaçi një seri librash, teksa ky i fundit nuk kishte marrë mundin t’i kundërpërgjigjej me ndonjë libër, duke e cilësuar vetëm si një shkrimtar sezonal nga Qerreti shkruan lajmealb.xyz