Eksplodon vetura para pompës së derivateve në Ferizaj

-

Një veturë me targa vendore ka eksploduar mbrëmë te një pompë e derivate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku si pasojë e shpërthimit është djegur edhe personi që gjendej brenda veturës.

Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i karbonizuar është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE