Ekzekutohen pagesat për punëdhënësit që kanë rritur pagat e punëtorëve në sektorin privat

-

Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.

Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë.

Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur!

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit