Emigrantët mësyjnë nëTop Channel, Big Brother rrëzon portalin më të dashur të shqiptarëve

-

Kashari sonte është qendra e rëndesës e Shqipërisë dhe Kosovës. Spektakli më i madh, Big Brother VIP Albania, ka nisur me emocione të pafundme.

Arbana Osmani e nisi emisionin duke njoftuar publikun se së shpejti do të bëhet me fëmijë. “Këto muaj Big Brother ka patur dy prezantues”, tha ajo, duke dhënë lajmin e ëmbël.

90% e shqiptarëve sonte e kanë mendjen vetëm te Big Brother VIP. Uebsajti i Top Channel ka rënë 4 herë deri tani. Shqiptarët dhe sidomos emigrantët jashtë vendit klikojnë pafund për të marrë informacionet e fundit.

Sikur të mos mjaftonte suksesi në Youtube me rreth 5 milionë klikime në ditë, Top Channel nga Big Brother ka një super sukses edhe në uebsajt.

Rënia e hostit mbajtës të portalit tregon se sa shumë po ndiqet spektakli Big Brother VIP. Në finale sonte janë Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.

Kush do ta fitojë në fund këtë show? Askush nuk e di, por favoritët absolutë janë Iliri dhe Donaldi. Ky i dyti shihet si më i dashur për publikun, por presim deri në fund.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit