Erdogan ia kthen presidentes Osmani: Unë dhe gruaja ime ju falenderojmë juve dhe popullin vëllazëror të Kosovës

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani, e cila i uroi atij dhe gruas së tij shërim të shpejtë.

Erdogan, i infektuar me koronavirus së bashku me gruan, shkroi se të dy e falenderojnë atë dhe popullin e Kosovës, raporton Express.

“Zonja Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës në praninë tuaj. Faleminderit”, shkroi Erdogan.

Paraprakisht, Presidentja Osmani kishte shkruar:

“I uroj shërim të shpejtë Presidentit Erdogan dhe Zonjës së Parë Emine Erdoğan!”, duke shtuar në turqisht “Geçmiş olsun” – urimin të cilin turqit e përdorin në të tilla raste për t’i uruar njëri-tjetrit shëndet.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit