Ferizaj: Vëllau ther me thikë vëllanë

-

Një 19-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nga policia nën dyshimin për “dhunë në familje”.

Ai dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij, duke e goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj.

I riu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:40, ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor. Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë (thikë). Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Epopeja e Jezercit’ në Ferizaj”.

“Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19-vjeçar, i cili, për shkak të një mosmarrëveshjeje me vëllanë e tij, këtij të fundit i shkakton lëndime trupore”.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit