FIFA dënon me para Serbinë për shkak të Kosovës

-

Shfaqja e hartës së Kosovës me ngjyrat e flamurit serb si dhe një teskti ku shkruante “S’ka dorëzim” në dhomat e zhveshjes i ka kushtuar Serbisë 20,000 franga zvicerane.

Serbia është dënuar nga FIFA.

Kjo pasi Federata e Futbollit e Kosovës u ankua zyrtarisht për gjestin serb. Gjithashtu ankesë kishte bërë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky veprim i Serbisë ka ndodhur muajin e kaluar në hapje të Botërorit “Qatar 2022”, përkatësisht në ndeshjen e Serbisë me Brazilin.

Serbia nuk arriti ta kalojë grupin në Botëror.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit