Fillojnë të ikin nga Ukraina

-

Frika e një sulmi rus javën e ardhshme ka detyruar diplomatë të shumtë nga vendet perëndimore të bëjnë gati valixhet. Pamjet tregojnë pjesëtarë të stafit diplomatik amerikan pjesë e OSBE-së.

Qeveritë e disa vendeve aleate të NATO-s, krahas, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë edhe Shqipëria u bënë thirrje më herët gjatë kësaj jave, qytetarëve të tyre ikin nga Ukraina, pasi situata mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Megjithatë, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha përmes një deklarate për shtyp se misionet diplomatike të vendeve të unionin nuk kishin vendosur ende mbylljen.

Mijëra njerëz manifestuan në Kiev kundër një ndërhyrjeje ushtarake ruse, ku mes parullave dallonte “Thuaji Jo, Putinit”. Kryeministri Denis Shmigal u bëri thirrje qytetarëve të mos përfshihen nga paniku, teksa garantoi se vendi i ti ka një ushtri mjaftueshëm të përgatitur për t’i bërë ballë trupave ruse.

Sakaq, në terren vijojnë stërvitjet ushtarake. Njësitë ushtarake për krizat zhvilluan manovra pranë kufirit me Krimenë. Ndërsa në brigjet e Krimesë, në stërvitjet e forcave detare janë përfshirë edhe nëndetëse.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE