Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

-

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë.

Mbledhja vjen pas situatës në Ukrainë, teksa atje sot u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Se do të mbahet kjo mbledhje gjatë ditës së sotme për Gazeta Sinjali e ka bërë të ditur, këshilltari për media i zyrës së presidencës, Bekim Kupina.

Sot Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ku ka kërkuar nga qytetarët e që mos ta vizitojnë Rusinë.

Agresioni rus mbi Ukrainën u dënua edhe nga krerët më të lartë të institucioneve të shtetit.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit