Fillon shpërndarja e kifleve edhe në shkollat e Podujevës

-

Ka filluar shpërndarja e kifleve edhe në shkollat e Podujevës, më konkretisht për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Këto shkolla u vizituan nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, i cili pa ecurinë e procesit mësimor.

“Ky projekt ka filluar të implementohet nga mbështetja e nivelit qendror për komunat, e cila ka ndarë mjetet buxhetore, ndërsa komunat përkatësisht drejtoritë e arsimit e kanë për detyrë përcjelljen dhe zbatimin e këtij projekti. Komuna e Podujevës është prej komunave të para e cila ka filluar ta zbatojë këtë projekt”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë vizitës tek shkollat drejtori Fetahu, u shpreh i lumtur për arritjen e realizimit të këtij projekti dhe njoftoi se nga ky projekt do të përfitojnë 37 shkolla me mbi 7000 nxënës. Ai i uroi nxënësit dhe ju dëshiroi suksese në mësimet e tyre./Gazeta Sinjali/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit