Flet kushëriri i Liridonës i cili i pari e kishte kuptuar per Naimin, tregon detajet shokuese

-

Sadri Ademaj, kushëri i Liridona Ademajt, e cila u vra me porosi të burrit të saj, Naim Murseli ka rrëfyer momentet e vështira të familjes kur ka mësuar vdekjen e 30-vjeçares.

Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala në News24, ka siguruar dëshminë e kushëririt të Liridonës, i cili ka zbuluar edhe si lindën dyshimet për dhëndrin e tyre, Naim Murseli.

“Dyshimet e tona kanë lindur kur për shembull ai nuk është paraqitur në rastin…ne s’kemi pas’ njohuri për ku është motra jonë, ku gjendet, ne e kemi dit’ se na kanë thënë është vrarë dhe ne s’kemi dit se ku është. Na kanë thënë është në morg, ne s’kemi pas asnjë lloj informacioni”, tha kushëriri.

Naimi sipas familjarëve të Liridonës, nuk u bë i gjallë as në vazhdim, qoftë për tu treguar se ç’kishte ndodhur atë mbrëmje.

“Kemi marrë një iniciativë këtu …për me shku’ e taku Naimin personalisht sepse atë e kam njohur, kam ndenjur me të, kemi pas raport të mirë, për mua ka qenë e dyshimtë, gjestet e tija. Asnjëherë nuk ka mujt’ me e thënë një fjalë të njëjtë.

Ne na ishte vrarë motra dhe ai nuk ka ditur të na thoshte.

Thashë “Mirë, e pse ndaloi Liridona, pse e ndaloi Liridona veturën. Tha “Nuk e di pse e ndaloi”.

Më tej i thashë “Si ka mundësi ti je dhe në telefon se ai thojke kam qenë në telefon kështu, si ka mundësi se ti je kon tu vozit dhe në telefon në të njëjtën kohë?”, ka deklaruar Sadri Ademaj, kushëriri i viktimës, Liridona Ademaj.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit