FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

-

Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të jetë me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë. Mirëpo njohësit e fushës janë me mendime të ndryshme sa i përket lokacionit të këtij aeroporti, se a do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Aktualisht është në shërbim të misionit të EULEX-it.

Por shumë shpejt, hapësira me vijën kufitare me Serbinë do t’i kalojë në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës si aeroport ushtarak.

Kjo pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për dhënien e tokës që kishte shërbyer si aeroport për trajnimin e parashutistëve dhe aeroplanëve sportivo-ushtarak të ish-Jugosllavisë.

E profesori i kriminalistikës vlerëson se një vendim i tillë është i rëndësishëm për FSK-në dhe se pozita e saj është e rëndësishme për shkak edhe të afërsisë me vijën kufitare me Serbinë. burimi 02press

“Kjo infrastrukturë që është vu në shërbim të FSK-së është më se e qëlluar dhe natyrisht që paraprakisht janë vlerësuar rrethana tjera të karakterit edhe objektiv edhe strategjik sigurisht që pozicioni kur i është dhënë territori, lokacioni është shumë i rëndësishëm për aspektin edhe strategjik edhe operativ të FSK-së në mënyrë që të kryej me efikasitet detyrat dhe obligimet që dalin nga Kushtetuta me misionin që ka FSK-ja”, tha për TëVë1 profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

Por njëjtë nuk mendon anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se vendosja afër vijës kufitare me Serbinë nuk është strategjike nga ana e FSK-së.

“Objektet e rëndësisë së veçantë nuk është mirë të ndodhen në afërsi të kufirit dhe është shumë më e vështirë situata e mbrojtjes e ruajtjes së tyre. Besoj se keni informacion se në sulmet e para të një shteti që pretendon një invazion në një shtet tjetër janë godinat e objekteve të rëndësisë së veçantë ku hyjnë edhe aeroportet në veçanti”, tha Berisha.

Lexo edhe: Aksident i rëndë në Veternik, një veturë bëhet llom – VIDEO
Ish-ushtaraku tregon edhe funksionin që do ta ketë një aeroport i tillë.

“Mund të jetë në përdorimin e praktikohen në punën dhe fluturimet e kufizuara me helikopter në të ardhmen kur t’i ketë forca ose nëse do të blejmë fluturake siç janë aeroplanët të tipit izraelitë që mund t’i zëvendësojnë në çdo aspekt helikopterët multi-funksionalë që kemi planifikuar t’i blejmë meqë kanë të bëjnë me evakuim, me luftimin kundër zjarrit por edhe me luftimin real në fushëbetejë”, tha Berisha.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit