Fundi i pandemisë do të ndryshojë përparësitë e secilit prej nesh

Kur epidemia të mbarojë, nuk përjashtohet mundësia që do të ketë nga ata që nuk do duan të kthehen në jetën e tyre të mëparshme. Ndërgjegjësimi për brishtësinë e jetës do të nxisë burrat dhe gratë të vendosin përparësi të reja.

Do arrijnë të bëjnë më mirë dallimin midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është e kotë. Ta kuptosh atë në kohë është burimi më i çmuar. Dikush, nëse është e mundur, do të lërë një punë që prej vitesh e ka mbytur dhe shtypur atë. Dikush do të vendosë të largohet nga familja, t’i thotë lamtumirë bashkëshortit, ose partnerit.

Do të ketë nga ata që do të fillojnë të besojnë në Zot dhe nga ata që do të ndalojnë së besuari në të. Do të ketë nga ata që, për herë të parë, do të pyesin veten për zgjedhjet e bëra, për heqjen dorë, për kompromiset. Mbi dashuritë që nuk guxoi të dashuronte. Rreth jetës që nuk mundi të jetonte.