Gati 10 mijë euro derivate, deputeti Veton Berisha merakli i udhëtimeve, ani pse ka banesë në Fushë Kosovë

-

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha duket se ka bërë shumë kilometra me veturën e tij sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ani pse nuk i ka mandatet e plota në pesë vitet e fundit, deputeti Berisha ka shpenzuar gati 10 mijë euro për derivate.

Në të dhënat e publikuara sot nga Kuvendi i Kosovës, Veton Berisha ka shpenzuar saktësisht 9840 euro sa ishte deputet për shpenzimet e derivateve.

Madje, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti Berisha ka banesë në Fushë Kosovë dhe në të shumtën e rasteve ai jeton atje.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE