Getinjo e ngacmon Taynën me një koment interesant

Reperja Tayna është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të ri me reperin Mozzik.Kënga e tyre e re “Edhe ti” është pritur mirë nga publiku, teksa u publikua gjashtë ditë para se ishte planifikuar.

Komente të shumta për këtë projekt ka pasur nga fansat në rrjetet sociale, të cilët e kanë pëlqyer bashkëpunimin e ri të dyshes.Një koment shumë interesant, Tayna e ka marrë nga vëllai i Mozzikut, reperi Getinjo, i cili me shaka i ka shkruar asaj kisne është një “fans i zjarrtë nga Nigeria”.

“Tayna jam një fans i zjarrtë. Përshëndetje nga Nigeria, e dua Shqipërinë”, ka shkruar Getinjo, komenti i së cilit është paduar me shumë të qeshura nga fansat.