Gjendet pa shenja jete këngëtarja 25 vjeçare

Një yll i muzikës është shuar.Ylli i grupit ‘K-pop’ është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seulit, në Korenë e Jugut, transmeton Indeksonline.

Sulli, 25 vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Choi Jin-Ri, u gjet e vdekur sot nga menaxheri i saj në shtëpinë e saj.Policia Koreane tha se ata po punojnë mbi supozimin se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje.Ajo thuhet se e ka pezulluar karrierën e saj muzikore pasi luftoi me abuzimin që morri në internet gjatë muajve të fundit, sipas BBC.

Kjo për shkak se ajo ishte përfshirë në një skandal në vitin 2016 pasi tregoi gjoksin aksidentalisht në një shfaqje të drejtpërdrejtë në Instagram, dhe kjo shkaktoi një ‘trazirë’ në Korenë e Jugut tradicionale konservatore. Sulli kishte qenë anëtare e grupit popullorë K-pop, por u largua në vitin 2015 për tu përqendruar në karrierën e saj të aktrimit.