Gjendet pa shenja jete një person në QKMF të Skenderajt

Vdekje e dyshimtë në QKMF të Skenderajt, gjendet pa shenja jete një person.

Një person pa shenja jetë është gjetur në QKMF në Skenderaj, shkruan Gazeta Express.

Viktima dyshohet se ka qenë duke punuar dhe është goditur nga energjia elektrike. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në fshatin Qires të Skenderajt.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 22.01.2021 – 09:00. Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike. Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.