Gjendja alarmante me COVID/ Rritet numri i shkollave që kalojnë në mësim online

-

Kohëve të fundit, është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Fillimi i kësaj vale konsiderohet të jetë paraqitja e rasteve të para me variantin Omicron.

Sipas një njoftimi të IKShPK-së, shumica e rasteve të reja me COVID-19 janë me variantin Omicron.

Kjo situatë alarmante ka ndikuar edhe në procesin mësimor, pasi shumë shkolla nga mësimi me prani fizike kanë kaluar në mësim online.

Vetëm sot, 6 shkolla në nivel vendi kanë njoftuar se nga e hëna do të vazhdojnë me skenarin C- online.

Tri nga shkollat janë të komunës së Vitisë:

1. SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti
2. SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc
3. SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan

Ndërsa dy shkolla tjera janë në Prishtinë. Bëhet fjalë për shkollat fillore “Dardania” dhe “Mehmet Gjevori”.

“Ju njoftojmë se pas rrethanave të krijuara në shkollë nga virusi COVID-19 dhe numrin e madh të rasteve të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar, Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022”, thuhet në njoftimin e shkollës “Dardania”.

“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24. 01. 2022 deri më 29. 01. 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C, pra mësimi të zhvillohet online. Orarin mësimor do ta keni në grupet e klasave përkatëse, të dërguar nga mësueset klasore dhe kujdestarët e klasave“, thuhet në njoftimin e shkollës “Mehmet Gjevori”.

Ndërsa një shkollë tjetër që ka mbyllur dyert për nxënësit e saj, është ajo “Idriz Ajeti” që është aneks i shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxori rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

​Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

​Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

​Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

MASHTI tregon rastet kur shkollat mund të kalojnë në mësim online

Rritja alarmante e rasteve me COVID/ Edhe një shkollë tjetër në kryeqytet vazhdon me mësim online

Fushë Kosovë/ Një shkollë kalon në mësim online

Prej nesër deri në fund të janarit shkolla “Dardania” në Prishtinë vazhdon me mësim online

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE