Gjendja me virus në shkolla, kaq nxënës e mësimdhënës janë aktiv me Covid-19

-

Procesi mësimor është duke u zhvilluar me rikthim në shumicën e institucioneve edukative dhe arsimore.

Kështu bën të ditur për Indeksonline zëdhënësja e MASHTI-t, Iliriana Pylla, bazuar në informatat e pranuara nga SIA përmes DKA-ve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nga 777 institucione edukative dhe arsimore, 701 janë duke punuar me skenarin e rikthimit.

Në skenarin A janë 11 shkolla e në skenarin B janë 3 shkolla.

Ndërsa në skenarin C apo online, procesin mësimor po e zhvillojnë 61 shkolla.

Tutje, Pylla për Indeksonline tregon se, numri i mësimdhënësve aktiv me Covid-19 është 1466.

Numri i nxënësve aktiv me Covid-19 ka shkuar në 6359 dhe numri i personelit tjetër aktiv me virus është 197.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të vdekjes dhe 2590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit