Gjykata jep lajmin e fundit për rastin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Zyrtari i Ministrisë së Financave Labinot Gruda, i cili dyshohet për “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, sot ka dal para gjykatës ku pritet që të vendoset masa e sigurisë. Vendimi për të dyshuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pritet të bëhet i ditur sot gjatë ditës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit L.G. E pas përfundimit të seancës gjyqësore, Veton Rrecaj, avokat mbrojtëse i të dyshuarit, tha se ende nuk është vendosur masa, por që presin vendim të drejtë nga trupi gjykues. Ai shprehu besimin e tij për pafajësinë e klientit që mbron. Rrecaj: Presim vendim të drejt, besoj në pafajësinë e të mbrojturit tim-“Jemi duke e pritur vendimin shpresojmë që Gjykata të marr një vendim të drejtë dhe mos t’i caktoj masën e paraburgimit si masa më e rëndë, por ne si mbrojtje kemi kërkuar që përveç disa propozimeve tjera ta pyes dhe zonjën ministre ku janë atom jete kur e dinë se ato janë të sigurta…Nëse kanë thënë se janë të sigurta apo të bllokuara apo kontot ajo duhet të jap sqarime për arsye se pretendimet e Prokurorisë thuhet se atom jete janë tërhequr dhe nuk janë të sigurta…Vendimi pritet pas orës 13:00 ne shpresojmë në një vendim të drejtë nga gjykata dhe kemi besim të plotë në pafajësinë të të mbrojturit tonë“ , tha ai.

Rrecaj tha se Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete për të mbështetur pretendimet e saj karshi klientit të tij. Rrecaj: Prokuroria nuk paraqiti prova për të mbështetur pretendimet e saj-“Është mbajtur seanca lidhur me kërkesën e paraburgimit ndaj të mbrojturit tim në Gjykatë, kërkesën e të cilën e ka paraqitur Prokuroria…Prokuroria i paraqiti arsyet apo më mirë me thënë tendencën e saj për caktimin e masës së paraburgimit, por nuk paraqiti asnjë provë konkrete relevante e cila do ta mbështetës një pretendim të tillë mirëpo kërkesa ishte tërësisht e përgjithësuar, e supozuar dhe në asnjë rast nuk pati mundësi ta argumentojë të njëjtën. I mbrojturi im dyshohet në këtë fazë për një transaksion mbi 2 milionë euro nga vendi i tij i punës, dhe që nuk është e saktë dhe e bazuar përkundrazi ju si medie e dini dhe e keni parë edhe dje konkretisht ministrja, Bajrami që ka deklaruar se mjetet të cilat pretendon prokuroria se janë keqpërdorur janë të sigurta. Lind pyetja se si mund të jetë një gjë e sigurt nëse është keqpërdorur apo vjedhur. Në këtë rast deklarata e të njëjtës është në kundërshtim të plotë me kërkesën e paraburgimit”, tha ai.

Dyshimet e para L.G zyrtar në Ministrinë e Financa ka kryer vjedhjen përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin. Janë bërë 4 pagesa në emër të tri projekteve rrugore. 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit janë transferuar në xhirollogarinë e kompanisë me emrin “LDA Group në Llapushnik të Drenasit”.

L.G zyrtar financiar tash e 11 vjet në Departamentin e Thesarit, nga fshati Komoran i Drenasit, është arrestuar më 20 tetor, ndërsa në arrati janë edhe dy të tjerë. ** Pas përfundimit të seancës gjyqësore në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritej të vendosej masa e sigurisë për të dyshuarin L.G për keqpërdorin të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, avokati mbrojtës, Veton Rrecaj tha se nuk është vërtetuari se i mbrojturi i tij ka bërë transaksionin e kësaj shume. “Është mbajtur gjykata në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. I mbrojturi im është vetëm i dyshuar për një vepër për keqpërdorim të pozitës zyrtare e jo i akuzuar. Prokurori nuk na paraqiti provë konkrete që do ta mbështeste një pretendim të tillë. Kërkesa ishte e supozuar dhe nuk u argumentua”, tha ai. Madje ai shpreson që gjykata së mos e caktojë masën e paraburgimit ndaj L.G. “Jemi duke pritur vendimin dhe shpresoj që gjykata te mos caktoj masën e paraburgimit. Ne kemi propozuar ta pyesim ministren se ku janë ato mjete që ka thënë se janë te sigurta. Ajo duhet të jap sqarime se prokuroria thotë se ato para nuk janë të sigurta. Vendimin e presim pas orës 13:00. Do të paraqesim ankesë në instanca më të larta”, tha ai.

***

Avokati mbrojtës i të dyshuarit L.G për vjedhjen e mbi dy milionëve nga Thesari i Shtetit, ka thënë para mediave se shpreson që Gjykata Themelore të mos i caktojë masën e paraburgimit ndaj klientit të tij. “Është mbajtur seanca dëgjimore për kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit ndaj klientit tim, kërkesë të cilën e ka paraqitur Prokuroria. Klienti im është vetëm i dyshuar për veprën keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë avokati. Avokati ka shtuar se Prokuroria i paraqiti arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, por nuk na paraqiti asnjë provë konkrete që do ta mbështeste një kërkesë të tillë për paraburgim. “Klienti im dyshohet për një transaksion mbi 2 milionë euro nga vendi i tij i punës, që nuk është e saktë, nuk është e bazuar. E keni parë dje deklaratën e ministres Bajrami e cila ka deklaruar se mjetet që Prokuroria pretendon që janë keqpërdorur janë të sigurta. Ne si mbrojte kemi propozuar që të pyetet zonja Bajrami se ku janë ato mjete pasi ajo tha se janë të sigurta”, tha avokati.

Ai shtoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata dhe se vendimi pritet të merret pas orës 13:00. Avokati tutje ka shtuar se nëse caktohet masa e paraburgimit do të paraqesin ankesë. *** Po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj Labinot Grudajt i cili dyshohet se ka transferuar 2.1 milionë euro në llogarinë e një kompanie nga Thesari i Shtetit. Prokurori i rastit ka paraqitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Laureta Ulaj. “Mund të ju konfirmoj se prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”. Seanca ndaj të dyshuarit ka nisur sot nga ora 11:00. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.

“Sapo filloj seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë. Po mbahet tani”. Gruda dyshohet se ka transferuar në llogarinë e kompanisë LDA me seli në Llapushnik të Drenasit 2.1 milionë euro nga Thesari. Fillon seanca e të dyshuarit për keqpërdorimin e mbi 2 milionëve eurove-Në Departamentin e Krimeve të Rënda është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit L.G. për keqpërdorim të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Seanca është duke u mbajtur me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se keqpërdori 2 milionë eurot e shtetit. Përmes katër transaksioneve të ndryshime mbi 2 milionë euro të shtetit janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” me bazën në Llapushnik të Drenasit.

Transferimi i këtyre parave në xhirollogarinë e kompanisë dyshohet se e mundësoi L.G., punëtor në Thesarin e Shtetit, i cili u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit dhe sot është paraqitur para gjykatës. Ndërsa edhe dy të tjerë janë në arrati./botasot