Gjykata vendos për 29-vjeçaren që dyshohet se deshi ta vrasë me thikë burrin e saj në Ferizaj

-

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të Prokurorisë, ia ka caktuar një muaj paraburgim 29-vjeçares me inicialet Q.B., e cila dyshohet se tentoi të vrasë me thikë bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë masë ajo do ta mbajë në Institucionit e Kujdesit Shëndeetësor, në Institutin e Psikatrisë në Prishtinë.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, që 29-vjeçarja më 7 shkurt ka tentuar ta privojë nga jeta bashkëshortin e saj, të cilin e ka goditur me thikë në qafë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj e cila masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, me rastin e kërkesës për caktimin e kësaj mase, i pati thënë Sinjalit se 29-vjeçarja dyshohet se ka çrregullime mendore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE